Vrasje në tentativë në Graçanicë

Vrasje në tentativë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vrasjes në tentativë në Graçanicë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se është arrestuar i dyshuari, mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 15:45 në Graçanicë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.