Rrahje masive në Sllatinë të Vitisë

Rrahje masive në Sllatinë të Vitisë

Një rrahje masive ka ndodhur të enjten në Sllatinë të Epërme të Vitisë.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, të cilët pas një mosmarrëveshje ishin rrahur.

Njëri prej personave të lënduar ka marr lëndime më serioze dhe dyshohet të ketë plagë nga thika.

I lënduari më rëndë është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë, ndërkaq, të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit katër prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.