Prizren: I rrahu e keqtrajtoi tre fëmijët e saj, policia e arreston

Prizren: I rrahu e keqtrajtoi tre fëmijët e saj, policia e arreston

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në cdo raport policor. Ndërsa kur dhuna ushtrohet ndaj fëmijëve atëherë situatë bëhet edhe më e ndjeshme.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit, në rrugën “William Walker”, ku një grua ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj të mitur.

Policia bën të ditur se pasi është arrestuar e dyshuara, ajo është liruar ndërsa rasti ka shkuar me procedurë të rregullt.