Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Theret me thikë një i mitur në Podujevë

Një i mitur ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë (thikë).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:35 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Është raportuar se viktima i mitur mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që i kishte marrë nga një mjet i mprehtë – thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar”, thuhet në raport.