Rrëzohet nga lartësia, duke iu ikur dy personave në Prizren

Rrëzohet nga lartësia, duke iu ikur dy personave në Prizren

Ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit në orët e pasdites është raportuar një rast i lëndimit të rëndë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, dy persona derisa po e ndiqnin një tjetër, kanë bërë që ky i fundit gjatë ikjes të bie nga një lartësi duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

“I dyshuari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kolë Jakova”, në Prizren.