Dhunë familjare në Gjakovë, njëri sulmon fizikisht nënën, tjetri gruan

Dhunë familjare në Gjakovë, njëri sulmon fizikisht nënën, tjetri gruan

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë 24 orëve në rajonin e Gjakovës.

Një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht muaj më parë bashkëshorten e tij.

“Gjakovë 27.01.2020 – 21:30. Lidhur me rastin me 28.10.2020 është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti muaj më parë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës për rastin në fjalë.

Po në Gjakovë, një i mitur dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 28.10.2020 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.