Policia e Kosovës arreston një person në Fushë-Kosovë për kanosje

Policia e Kosovës arreston një person në Fushë-Kosovë për kanosje

Në mesditën e sotme është arrestuar një person në Fushë-Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu policia njofton se personi ka pasur edhe dy urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për vepra të tilla.

“Sot rreth orës 15:00, nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje, që është raportuar me datën 27.10.2020.

Për personin e arrestuar Y.B (mashkull), policia ka pasur edhe dy urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata, për vepra të tjera dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme në koordinim me institucionet përkatëse është dërguar për vuajtje të dënimit”, ka konfirmuar Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë