21:21 / 29.10.2020
Gjendet pa shenja jete një person në Mramor të Prishtinës
Një person pa shenja është gjetur sonte në fshatin Mramor të Prishtinës.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 18:10 Policia ne Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kane dale ne lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë ne proces”, ka thënë Hoxha.























