Skenderaj, një personi i gjendet një revole e llojit të panjohur në shtëpi

Skenderaj, një personi i gjendet një revole e llojit të panjohur në shtëpi

Policia e Kosovës ka njotftuar se dje në shtëpinë e një personi kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 gramë marihuanë dhe një revole e llojit të panjohur.

Sipas njoftimit të PK-së i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

“Fshati Tërnavc, Skenderaj 29.10.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturë dhe në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gramë marihuanë dhe një revole e llojit të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.