Arrestohet pasi tentoi t’u ikte zyrtarëve policorë

Arrestohet pasi tentoi t’u ikte zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti nuk është ndalur për kontroll nga zyrtarët policorë.

Policia bën të ditur se i dyshuari po ashtu ua ka drejtuar armën e zjarrit zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur të ejten në rrugën “Nekibe Kelmendi” rreth orës 13:50.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk u është ndalur për kontroll zyrtarëve policorë, por ka vazhduar duke u bllokuar në kolonë të veturave. I dyshuari duke ua drejtuar armën e zjarrit zyrtarëve policorë ka ikur në këmbë disa metra ku edhe është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një antiplumb dhe një revole me 6 fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.