I vunë eksploziv pranë shtëpisë,flet pronari:S’kam pasur konflikt me askënd

I vunë eksploziv pranë shtëpisë,flet pronari:S’kam pasur konflikt me askënd

Tahsim Banushi është 69-vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Pronari i banesës ku u vendos lënda plasëse është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, si vetë ai ashtu dhe fëmijët e tij.

Ai tregon momentet e shpërthimit: “Në tre pa çerek dëgjojmë një krismë, një zhurmë dinamiti, po ngrihemi edhe ‘obobo tërmet’, i them gruas, edhe dola. Dal shikoj edhe s’kishte asgjë. Dolën gjitonët, folën me njëri tjetrin, ndodhi tek unë ndodhi tek tjetri, asnjëri nuk kishte, marr projektorin ngjitem në soletë thash mos ma hodhi njeri, kontrolloj s’kishte gjë. I them: ‘Grua nuk ka gjë. Kur dola te dera thash ‘o grua po kjo qenka dasma jonë’ ”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm Tahsim Banushi përgjigjet: “Nuk më shkon mendja tek njeri. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo njeriut, d.m.th ndonjë borxh leku se unë kam punuar kasap, mund t’i kem dhënë ndonjë kile mish dhe s’më kanë dhënë paratë”.

Më tej ai shtoi: “Unë jetoj vetëm me gruan, fëmijët i kam të shpërndarë. Dhe djali dhe vajza jetojnë këtu, dy djem i kam jashtë. I kam fëmijë të rregullt. Policia më pyeti nëse kam pasur ndonjë konflikt”. /TCH