Kapet kokainë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
BKT
Kronika

Kapet kokainë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Policia ka njoftuar se të dielën rreth orës 20 e 15 minuta është arrestuar një person në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Për rastin është njoftuar edhe antidroga e Policisë e cila është duke hetuar rastin


MË SHUME NGA Kronika