Shtetasi i huaj vjedh çantën e një femre dhe sulmon policinë në Prishtinë
BKT
Kronika

Shtetasi i huaj vjedh çantën e një femre dhe sulmon policinë në Prishtinë

Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga një femër dhe më pas kishte sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14 e 15 minuta në qendër të Prishtinës.

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika