21:31 / 02.11.2020
Bie nga lartësia, një i vdekur në lagjen Prishtina e Re
Një person ka humbur jetën sot në lagjen Prishtina e Re në Prishtinë, pasi që aksidentalisht ka rënë nga një lartësi brenda një objekti.
Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se 44-vjeçari nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra si pasojë e rrëzimit në hapësirën e dedikuar për ashensor dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK.
“Rasti po hetohet nga njësiti kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë Ahmeti.























