10:34 / 03.11.2020
Plagosje me armë gjatë natës në “Don Bosko”
Një 31-vjeçar është plagosur mbrëmjen e të hënës në kryeqytet.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.H., i cili u plagos në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko” u plagos me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./VP























