10:58 / 03.11.2020
Gjendet një predhë nga Lufta e dytë Botërore në Ferizaj
Një person ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet të dyshuar.
Njësia për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarje dhe ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes (predhë e luftës së dytë botërore).
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërkaq nuk raportohet për ndonjë incident.























