Arrestohen pesë persona që rrahën policinë në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Arrestohen pesë persona që rrahën policinë në Fushë Kosovë

Një përleshje masive ka ndodhur dje në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovës, mes shtatë qytetarëve dhe dy policëve.

Sipas raportit të Policisë, për këtë janë arrestuar pesë persona, ndërsa dy janë liruar me procedurë të rregullt.

Në bazë të të dhënave kjo përleshi nisi që nga shqiptimi i një tiketë kundërvajtje ku shtatë personat kosovarë sulmuan policët.

“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 03.11.2020-14:45. Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa  kanë qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmuar fizikisht nga  shtatë të dyshuar meshkuj Kos. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj  lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika