12:36 / 08.11.2020
Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ai tha se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar, teksa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë.
“Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, tha Hoxha për Express.























