09:35 / 11.11.2020
Malishevasi e fyen dhe e godet me gur policin që i shqiptoi tiketë
Policët e Kosovës u sulmuan sërish, kësaj radhe në Malishevë.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull.
Aty thuhet se i njëjti, pasi që polici po i shqiptonte tiketë, kishte përdorur fjalë fyese dhe e kishte sulmuar me gur zyrtarin policor.
Si rrjedhojë, ky i fundit u qëllua në këmbë dhe pësoi lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.























