08:38 / 12.11.2020
Përfshihet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Prishtinë
Mëngjesin e së enjtes bodrumi i një ndërtesë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Mbi podrumin e përfshirë nga zjarri është një furrë.
Njësitet e zjarrfikësve janë në vend të ngjarjes të cilët kanë shuar zjarrin.
Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka tregoi për KosovaPress se raportohet për të lënduar.
“Mëngjesin e sotëm një bodrum, e mbi të cilën është një furrë është përfshirë nga zjarri. Nuk është një rrezik dhe nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe tashmë e kanë situatën nën kontroll. Po shohim tash edhe shkaktarët e zjarrit”, tha Zeka për KosovaPress.























