Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë
BKT
Kronika

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth ores 08:00 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Një veture atje  ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti.

 


MË SHUME NGA Kronika