Sirianët në Prishtinë rrihen mes vete, arrestohen nga Policia
BKT
Kronika

Sirianët në Prishtinë rrihen mes vete, arrestohen nga Policia

Një rrahje ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Prishtinë.

Në rrahje janë përfshirë shtatë persona, ku dy prej tyre janë lënduar dhe dërguar në QKUK për mjekim.
Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.”

“Pas informatës së pranuar për një rrahje në progres në mes të disa personave shtetas të huaj tek ‘Fontana’ te Rrethi i Komunës në Prishtinë, njësitet policore kanë shkuar në lokacion ku kanë hasur në dy personat e lënduar të cilët kanë vazhduar për tretman mjekësor në QKUK, kurse 5 persona të tjerë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të metejme”, thotë Hoxha.

Mësohet se në rrahje janë përfshirë disa sirianë.

Ndërkaq Hoxha ka deklaruar se Policia është në proces të trajtimit/hetimit të rastit dhe pas përfundimit të procedurave do të bëhen të ditura shkaqet dhe motivet e incidentit./ Reporteri.net


MË SHUME NGA Kronika