Doli për gjueti, por nga pakujdesia plagosi dy persona
BKT
Kronika

Doli për gjueti, por nga pakujdesia plagosi dy persona

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që pas daljes në gjueti, nga pakujdesia ka qëlluar dy persona me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh

Policia njofton se viktimat janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, e po ashtu nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishekë dhe leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika