Gjendet një mjet shpërthyes në një deponi mbeturinash në Istog
BKT
Kronika

Gjendet një mjet shpërthyes në një deponi mbeturinash në Istog

Në një deponi mbeturinash në fshatin Sine të Istogut, dje rreth orës 10 të mëngjesit është gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Ky mjet, sipas raportit 24-orësh të policisë, është gjetur nga një person i cili ka qenë duke kryer disa punime në atë deponi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim, i cili ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident.


MË SHUME NGA Kronika