​Kamioni godet një këmbësor tek rruga “B” në Prishtinë
BKT
Kronika

​Kamioni godet një këmbësor tek rruga “B” në Prishtinë

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore shkak i goditjes nga një kamion që ndodhi të mërkurën rreth orës 12:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KosovaPress se nga aksidenti rrugor i kamionit transportues është lënduar këmbësori e për çka ai është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo për KosovaPress.

Ndërkohë siç thotë Ahmeti, me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha shkurt Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika