Theret me thikë një 17-vjeçar në Prishtinë
BKT
Kronika

Theret me thikë një 17-vjeçar në Prishtinë

Një person ka marrë plagë fizike si pasojë e therjes me thikë sonte në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në një autobus, rreth orës 17:00.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi, një mashkull 17-vjeçar ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë - thikë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika