12:51 / 19.11.2020
Aksident në Vlorë, lëndohen dy të rinj
Një aksident me pasojë dy persona të lënduar ka ndodhur, mbrëmjen e së mërkurës, në Vlorë.
Mësohet se një automjet i llojit “Benz” është përplasur me një tjetër makinë dhe si pasojë një djalë dhe një vajzë kanë mbetur të lënduar lehtë, në fytyrë dhe në kokë.
Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë të specializuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./a2























