Sulmon një femër në Podujevë, arrestohet një person

Sulmon një femër në Podujevë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi i ka shkaktuar lëndime trupore një femrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:05 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktma ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi viktimës femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.