Plagoset një person me armë zjarri në Deçan

Plagoset një person me armë zjarri në Deçan

Të shtunën rreth orës 15:00 është arrestuar i dyshuari për plagosjen e një personi në këmbë në fshatin Isniq të Deçanit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë”.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.