Prishtinë,punëtori me Covid19 punoi në një market,nuk i dha pushim shefi

Prishtinë,punëtori me Covid19 punoi në një market,nuk i dha pushim shefi

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një person i infektuar me coronavirus ka punuar në një market, pasi që shefi i tij nuk i ka dhënë leje për pushim.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:15.

“Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me Covid 19 është duke punuar në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.