Vjedhin para dhe pako me cigare në Prishtinë

Vjedhin para dhe pako me cigare në Prishtinë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3.500 euro si dhe disa pako me cigare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 06:05 në rrugën “Shpetim Rrobaj”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ankuesi mashkull  kosovar raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3500 € para të gatshme si dhe disa pako me cigare vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.