09:24 / 30.11.2020
I vdes gruaja në spital, dyshon se mjekët s’i vënë stenda
Një person ka raportuar se gruaja e tij ka vdekur gjatë një intervenimi në një spital në Prishtinë.
Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar dhe i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti në polici është paraqitur të dielën në orën 15 e 20 minuta dhe me urdhër të prokurorit është klasifikuar si vdekje e dyshimtë.























