09:40 / 01.12.2020
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë që para një muaji dhunoi prishtinasen
Është arrestuar shtetasi i Shqipërisë i cili dyshohet se para një muaji dhunoi seksualisht dhe fizikisht një femër nga Prishtina.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM
Prishtinë 29.11.2020 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se para një muaj ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.























