14:03 / 02.12.2020
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 50 vjeçari nëShkodër
Një 50 vjecar me inicialet L.M., banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë nën akuzën se qarkullonte me armë zjarri, në fole gati për qitje.
Arrestimi i kryer në kuadër të oporacionit “KOMANI”, nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.
Në njoftimin e policisë thuhet se 50-vjecari është me precedent kriminal, qenë i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./oranews























