Rrehen mes vete pastaj sulmojnë edhe policinë, arrestohen dy persona
BKT
Kronika

Rrehen mes vete pastaj sulmojnë edhe policinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

“Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika