Prostitucioni në Fushë Kosovë, policia arreston dy femra dhe një mashkull
BKT
Kronika

Prostitucioni në Fushë Kosovë, policia arreston dy femra dhe një mashkull

Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar, dy femra njëra kosovare dhe tjetra shtetas e Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në prostitucion.

Arrestimet kanë ndodhur të enjten në orën 13:00 në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa policia vazhdon ta hetojë rastin.


MË SHUME NGA Kronika