10:14 / 04.12.2020
Shembet dheun pranë disa shtëpive ,policia heton rastin
Disa persona kanë njoftuar në Polici natën e mbrëmshme se ka pasur shembje të dheut afër shtëpive të tyre në lagjen e Spitalit për çka ata janë ndjerë të rrezikuar.
Për rastin është informuar menjëherë policia dhe inspektorati komunal, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.
Tutje në raport bëhet e ditur se të lënduar nuk ka, ndërsa rasti mbetet nën hetime.























