​Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur
BKT
Kronika

​Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. H, viti i lindjes 1935.

Sipas ShKK, i burgosuri, nga data 02 dhjetor të këtij viti, me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

“M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK. I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare. Organetkompetentejanë duke izhvilluarproceduratligjore, ndërsaautopsia do tëverifikoishkakun e vdekjes”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika