​Vidhen pajisje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq, tre të arrestuar
BKT
Kronika

​Vidhen pajisje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje në shkollën "Ibrahim Rugova" në Obiliq.

Në njoftimin e policisë thuhet sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për vjedhje të pajisjeve elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.

Pas hetimeve preliminare ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të miturve, të cilët janë proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.

Ndërkohë policia ka lokalizuar vend-fshehjen e gjërave të vjedhura, të cilat janë kthyer më pas në shkollë.


MË SHUME NGA Kronika