18:07 / 08.12.2020
Prishtinë: Aksident tek “Rrethi i Flamurit”, kamioni godet veturën
Një aksident ka ndodhur tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Kështu për Klan Kosovën tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 15:00, në rreth rrotullimin e Flamurit ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.























