​Vjedhin automjetin dhe pastaj edhe tri bagëti
BKT
Kronika

​Vjedhin automjetin dhe pastaj edhe tri bagëti

Policia në Pejë pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё.

Sipas policisë, dje rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanё vjedhur edhe tri bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё. Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Gjatё ekzaminimeve, njësitet policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt se nesë hasin nё ndonjё person i cili shet bagёti nё vende tё dyshimta apo me qmime tё ulёta tё njoftojnё menjёherё Policinё e Kosovёs, sepse edhe blerja e bagёtive apo sendeve tё vjedhura paraqet vepёr penale pёr blerёsit dhe e njëjta sanksionohet me ligj”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika