Po kërkoheshin nga policia, arrestohen gjashtë persona
BKT
Kronika

Po kërkoheshin nga policia, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona në territorin e Kosovës, pasi të njejtit ishin duke u kërkuar tash e një kohë.

Në raportin 24 orësh janë dhënë detaje se ku janë arrestuar personat që ishin në kërkim.

Njoftimi i plotë:

·         ANP-Adem Jashari, 14.12.2020-02:08.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar (me shtetësi Suedeze), dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 Rr. Ilir Konushevci, Podujevë 14.12.2020 – 13:27. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

·         Prishtinë 14.12.2020 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

·         Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë (NN) 14.12.2020 -19:05. Në bazë te urdhëresës te lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – departamenti i krimeve te Renda, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar ne Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

·          Rr. Xhafer Deva, Prishtinë 14.12.2020 – 17:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali.

·         Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 14.12.2020 – 19:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali


MË SHUME NGA Kronika