10:11 / 15.12.2020
Deponon në bankë 455 euro, monedha metalike të falsifikuara
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një punëtore e një banke ka raportuar se me datë 21 – 22.09.2020 një person, në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar.























