Dyshohet për falsifikim të dokumentit, arrestohet
BKT
Kronika

Dyshohet për falsifikim të dokumentit, arrestohet

Një person është arrestuar pasi dyshohet për falsifikim të dokumentit.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 00:20 në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kur ishte ndaluar nga njësiti policor derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte prezantuar dokumentin-patentë shoferin i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raport.

Nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti i cili me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika