10:35 / 15.12.2020
Djali nga Mitrovica kanos dhe sulmon fizikisht nënën
Një grua nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar se djali i saj e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht,
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Me 14.12.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se djali i sajë i mitur mashkull kosovar e kishte kanosur dhe e kishte sulmuar fizikisht atë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se viktima e ka dërguar djalin te ish-bashkëshorti i saj.
“Viktima djalin e saj e kishte dërguar të ish bashkëshorti i saj i cili i përket atij pasi janë të divorcuar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.























