Italia e dëbon 28 vjeçarin kosovar, konsiderohet i rrezikshëm
BKT
Kronika

Italia e dëbon 28 vjeçarin kosovar, konsiderohet i rrezikshëm

Një 28 vjeçar kosovar me incialet F.B është dëbuar nga territori italian si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Në vitin 2018 ai ishte dënuar me 4 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në aktivitet kriminal me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Hetimet investigative kanë evidentuar aktivitetin xhihadist fanatik dhe propagandistik në favor të Kalifatit islamik që 28 vjeçari kosovar kryente përmes profilit të tij në Facebook.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë vendosur dëbimin e tij nga territori italian si person me rrezik për sigurinë kombëtare.


MË SHUME NGA Kronika