Vrau qiramarrësin, pranga 44-vjeçarit në Berat
BKT
Kronika

Vrau qiramarrësin, pranga 44-vjeçarit në Berat

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar, në orët e para të mëngjesit, të së enjtes, pranë hyrjes së një lokali në Berat.

Policia e Shtetit bën me dije se në fshatin “Goraj”, 44-vjeçari Vangjel Porovina ka qëlluar me breshëri automatiku shtetasin Ajet Guneli duke e lënë të vdekur në vend.

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe arma e krimit, njofton A2news.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit Guneli dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe e ofendonte përditë.


MË SHUME NGA Kronika