Kontabandonin barna drejt Kosovës, arrestohen nga xhandarmëria serbe
Xhandarmëria serbe arrestoi sot gjatë ditës një person ndërsa një tjetër u shpallë në kërkim, pasi u zbuluan duke kontrabanduar barna në drejtim të Kosovës, rast ky që ngre alarmin për institucionet e vendit në Kosovë.
Mungesa e barnave për trajtimin e Covid 19, ka bërë që të vërshojnë mallra dhe ilaçe, pjesa më e madhe prej të cilave kontrabandë nga Serbia dhe pa asnjë kontrollë nga institucionet e sigurisë.
Lajmi për arrestimin dhe konfiskimin e barnave u dha ne mediat serbe.
" Një person është arrestuar dhe 1 mijë doza FRAXIPARIN u konfiskuan gjatë ditës së sotme, duke tentuar të kalojnë në Kosovë nëpër kufirin e gjelbër. Personi u arrestur është dorëzuar në mbajtje. Rasti do trajtohet në procedurë gjyqsore", thuhet në njoftimin e mediave që citojnë policinë.
Tutje, sipas policisë, personi tjetër i implikuar në kontrabandë është shmangur dhe policia nuk ka arritur të arrestojë dhe është shpallur në kërkim.
Fraxiparina sipas informacioneve është një ilaç shumë i kërkuar nga personat që po trajtohen kundër Covid 19.
Fraxiparine është një ilaç me efekt antikoagulant që parandalon aktivizimin e zinxhirit të reaksioneve që çojnë në mpiksjen e gjakut.
Një pjesë e madhe e pacientëve të infektuar me Covid 19, janë duke vdekur nga pasojat e mpiksesjes së gjakut goditjes në tru.
Fraxiparine ju përshkruhet si ilaç dhe grave shtatzane.























