Aksidentohen katër makina, pesë persona të lënduar dhe dëme materiale
BKT
Kronika

Aksidentohen katër makina, pesë persona të lënduar dhe dëme materiale

Pesë persona kanë mbetur me lëndimet trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur ndërmjet katër veturave. Aksidenti ka ndodhur në Çagllavicë të Prishtinës, përgjatë orës 19:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka bërë me dije se nga aksidenti ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”, u tha në komunikatë.

Sipas Ahmetit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Gazeta Express/


MË SHUME NGA Kronika