Tenton t’i jap ryshfet policit, ndalohet shtetasi i Shqipërisë
Një shtetas i Republikës së Shqipërisë, është shoqëruar në stacionin policor, pas gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Vermicë, ka tentuar t’i jep policit 50 euro.
Sipas policisë, shtetasi i Shqipërisë me inicialet R.TM, në dokumentet që ua ka prezantuar policisë kufitare, kishte futur 50 euro.
“Zyrtari policor kërkon të dijë pse janë këto të holla në dokumente dhe i dyshuari kërkon të mos i regjistrohet në hyrje prindi i tij D.T., kurse parat janë ‘për nga një kafe’. Gjatë kontrollit në sistem, policia vëren se D.T., kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor PKK Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është iniciuar rasti ‘dhënia e ryshfetit’. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, kurse pasaporta dhe kartëmonedha prej 50 euro, janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është urdhëruar që më, 21 dhjetor , të paraqitet në Prokurorinë e Prizrenit.























